SPORT, 22 Qershor 2026, 18:18

Dështimi epik i Turqisë në Botëror, Federata merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Vinçenco Montela

Dështimi epik i Turqisë në Botëror, Federata merr vendimin

Turqia ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij Botërori, pasi e mbylli aventurën e saj pa e nisur mirë me dy humbje që i kushtuan eliminimin e menjëhershëm. Për këtë arsye, në rrjet kanë shpërthyer polemikat dhe është diskutuar edhe largimi i trajnerit Vinçenco Montela.

Por presidenti i Federatës Turke, Ibrahim Haçiosmanoglu, ka bërë të ditur se nuk do të ketë një ndryshim sa i përket drejtimit teknik të skuadrës dhe se italiani do të vazhdonte të kryente detyrën e tij.

“Do të mbështetim trajnerin e kësaj skuadre dhe të gjithë lojtarët”, u shpreh ai. “Nuk zëvendësojmë asnjëherë që bën rrugëtimin me ne, me atë që ndeshim gjatë rrugëtimit. Këta djem do të bëjnë që të gjithë të ndryshojnë mendje, është një brez i ri. Ky nuk është një klub ku ndërrohen 15 lojtarë në një dritare të merkatos”, tha ai.