SPORT, 17 Nëntor 2024, 10:28

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë, gjyqtari ndërpreu meçin (VIDEO)

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë,

Benjamin Imeri ka treguar forcën në boks duke marrë fitoren e shtatë radhazi. Deri tani boksieri shqiptar nuk numëron asnjë humbje.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë qysh në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë gjatë në mend, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka shumë më shumë përvojë se boksieri ynë, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që në nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.