SPORT, 16 Nëntor 2024, 20:54

Shqipëri-Çeki/ Nis dueli që mund të shtyjë kuqezinjtë drejt Ligës A dhe Botërorit

Shqipëri-Çeki/ Nis dueli që mund të shtyjë

Shqipëria do të përballet me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, nisi pikërisht sot në orën 20:45.

Së fundmi trajneri Silvinjo ka shuar dilemat për titullarët pasi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

Kuqezinjtë janë në vendin e katërt në grup1 të League B, me 6 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, çekët kryesues nuk janë larg, pasi kanë vetëm një pikë më shumë se përfaqësuesja jonë. Arbitër kryesor për këtë  takim është zvicerani Scharer.

LIVE SHQIPËRI-ÇEKI 0-0

NGJARJET KRYESORE

1’ Shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.

Trajner: Ivan Hashek