SPORT, 21 Maj 2025, 18:40

“Blitz” i United pas finales së Europa League, kërkon sulmuesin e njohur

“Blitz” i United pas finales së Europa League, kërkon

Manchester United po mendon për merkaton. “Djajtë e kuq” do hidhen në sulm për transferimin e Gyokeres, menjëherë pas përfundimit të finales së Europa League (mbahet këtë të mërkurë).

Trajneri i United, Amorim e njeh mirë sulmuesin, pasi e ka patur në skuadër kur ishin të dy te Sportingu.

Gyokeres ka shkëlqyer në Portugali te Sporting këtë sezon, ku ka shënuar mbi 35 gola. Gyokeres shihet si zgjidhja e duhur për problemet e sulmit.