TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lotar Mateus shprehet me dozat të larta besimi se Borusia Dortmund mund të bëjë ëndrrën realitet në Champions, triumfin ndaj Realit në finalen e madhe të datës 1 qershor, e cila do zhvillohet në mitikun “Uembli”.
Tashmë në rolin e analistit në “Sky.Sport.de”, Lotar i jep zë evoluimit të verdhezinjëve, të cilat në lupën e tij ka pësuar transformim rrënjësor:
“Dortmund na ka befasuar të gjithëve këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Edhe pse u shortuan në grupin e ferrit, ia dolën të kualifikohen më meritë, ndonëse aty ishin emra të rëndë si Milani e PSG apo edhe Njukasëlli. Na kanë surprizuar. Nëse i referohemi me imtësi ndeshjeve të fundit, kurba e paraqitjeve të Dortmundit ka ardhur në rritje.
Shpresojë se këtë trend të mbajnë edhe kundër Realit. Kam filluar të besojnë se ekipi i Terziçit mund t’i thyejë ekspertët e Ançelotit”, përfundoi Matues. Lotar e ka fituar dy herë si futbollist Champions-in (1991/1996).