SPORT, 29 Nëntor 2022, 22:03

Katar 2022/ "Tre Luanët" triumfojnë ndaj Uellsit, SHBA nuk e fal Iranin

Katar 2022/ "Tre Luanët" triumfojnë ndaj Uellsit, SHBA nuk e

Anglia është kualifikuar për në fazën tjetër të Botërorit, si vendi i parë në Grupin B.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” mundi bindshëm 0-3 Uellsin, në një sfidë që nuk ishte aq e lehtë.

Goli i parë i ekipit të Southgate erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me anë të Rashford (50').

Goli i sigurisë mban firmën e Foden (58').

Spektakli nuk mbaroi me aq, pasi Rashford (68') do të gjente sërish rrjetën.

Anglia e mbyll fazën e grupeve me 7 pikë në vendin e parë (do të luajë ndaj Senegalit), me dy fitore dhe një barazim. Uellsi i Page ka një pikë dhe është në vendin e fundi të grupit B.

SHBA mundin 1-0 Iranin me golin e Pulisiç (38'), duke zënë vendin e dytë dhe u kualifikuar në raundin tjetër ku do të përballet me Holandën.

Katar 2022/ "Tre Luanët" triumfojnë ndaj Uellsit, SHBA nuk e