TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anis Mehmeti kishte dje dy raste të pastra me Bristol Sitin, që barazoi 0 me 0 në transfertën e Preston. Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të Championship.
Në rastin e parë, Mehmeti padyshim duhet të kishte bërë më mirë. Episodi i dytë u krijua falë aftësive të tij në zonë, por portieri kundërshtar i mohoi golin e sigurt.
Pas ndeshjes Mehmeti reagoi në rrjetet sociale. “Jam gjithmonë i pari që fajësoj veten gjithmonë. Më shumë punë për të bërë”, shkruhej në postimin e sulmuesit shqiptar.
Bristol Siti mban aktualisht vendin e katërt në kampionat. Mehmeti është në kuotën e katër golave dhe dy asistimeve duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.