SPORT, 25 Shtator 2025, 17:39

Mbrojtësi i Arsenalit merr vendimin, rinovon në Londër

Mbrojtësi i Arsenalit merr vendimin, rinovon në Londër

William Saliba ka zgjedhur të qëndrojë te Arsenali. Sipas The Athletic, mbrojtësi qendror francez ka pranuar ofertën e Topçinjve për të zgjatur kontratën e tij, deri në qershor 2030.

Ky lajm u prit me entuziazëm në Londër, veçanërisht pasi disa ndërmjetës ishin përpjekur ta joshnin Real Madridin në javët e fundit.

Presioni i klubit spanjoll nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vepruar me vendosmëri për të mbajtur në skuadër mbrojtësin. Tashmë ai do jetë mbrojtësi më i paguar në skuadër, sakaq ky rinovim do të forcojë akoma më tej pozitat e tij.

Por përtej shifrave, ajo që ka rëndësi për Artetën është se një nga më të mirët do të vijojë të luajë për këtë skuadër.