TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ruben Amorim duket se nuk e ka të gjatë në drejtimin e Mançester Junajtid dhe në mediat angleze kanë filluar që tani të qarkullojnë emrat për atë që mund të jetë pasardhësi i portugezit në stolin e “Djajve të kuq”. Ai pësoi këtë fundjavë përballe Brentfordit humbjen e 17 në 33 ndeshje në drejtim të Mançester Junajtid dhe dalja nga kriza duket gjithnjë e më larg për këtë skuadër në situatën aktuale.
Mediat e njohura theksojnë se për momentin ai ka mbështetjen e bordit drejtues të klubit, por kanë nisur ndërkohë kontaktet me përfaqësues të trajnerëve të cilët mund të ulen në pankinën e boshatisur për të marrë vendin e tij.
Një nga emrat më të lakuar është ai i Garet Sauthgejt, pasi ish-trajneri i Anglisë është në kërkim të një aventure të re pas largimit nga “tre luanët”. Por, ai nuk është emri i vetëm që po shqyrtohet, duke llogaritur eksperiencën e pakët që ka në nivel klubesh, ku e fundit ishte rënia nga Premier Liga në drejtimin e Midëllsbrou në vitin 2009.
Oliver Glasner, i cili fitoi Kupën FA me Kristal Palas në sezonin e kaluar, Fabian Hurzeler, i cili po bën shumë mirë me Brajtonin dhe Andoni Iraola, i cili po drejton Bërnmuthin drejt sezoneve të qëndrueshme në Premier Ligë, janë tre emra që po shqyrtohen me kujdes nga drejtuesit, të cilët shohin te ata një zgjidhje efikase kur të vendosin të mbyllin gjithçka me Amorim.