SPORT, 26 Shtator 2025, 14:13

Liverpuli e mban fjalën, e konfirmon trajneri Slot: Familja e Diogo Zhotës është paguar deri në fundin e kontratës

Liverpuli e mban fjalën, e konfirmon trajneri Slot: Familja e Diogo

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot konfirmoi se klubi i pagoi të vesë së Diogo Zhotës, Rute Kardoso, të gjithë pagën e tij deri në fund të kontratës, një gjest që nuk shihet shpesh në futboll.

“Pronarët shpesh kritikohen, por mënyra se si e trajtuan këtë situatë ishte shembullore. Ata i paguan gruas dhe fëmijëve të tij shumën e plotë të përcaktuar në kontratë. Kjo mund t’u duket normale shumë njerëzve, por nuk është në futboll”, tha trajneri për TNT Sports.

Zhota, 28 vjeç, kishte ende dy sezone të tjera për të luajtur për Liverpulin në kohën e vdekjes së tij, dhe shuma e paguar familjes së tij arrin në afërsisht 15.5 milionë euro deri në vitin 2027.

Slot gjithashtu theksoi reagimin prekës të tifozëve dhe shokëve të ekipit, lule në memorial, thirrje gjatë ndeshjeve dhe vëmendjen e kushtuar familjes së lojtarit: “Vajtimi që përjetoi i gjithë qyteti tregon se sa e veçantë është të punosh për këtë klub. Është e pabesueshme ajo që kanë bërë tifozët dhe lojtarët tanë.”

Holandezi më në fund pranoi vështirësinë e përballimit të jetës së përditshme pas tragjedisë: “Ka momente kur ndihem si gruaja dhe fëmijët e tij. Jeta vazhdon, por është e vështirë të dish se me çfarë duhet të përballen.”