SPORT, 1 Qershor 2026, 15:38

Ançeloti qetëson Brazilin: Nuk ka asnjë dyshim, Nejmar do të jetë në Botëror

Ançeloti qetëson Brazilin: Nuk ka asnjë dyshim, Nejmar do

Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti, ka dalë në mbrojtje të yllit brazilian Nejmar pas lajmeve për dëmtimin që ka vënë në dyshim praninë e tij në ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026. Tekniku italian u shpreh i bindur se sulmuesi do të jetë pjesë e turneut dhe se po punon fort për t’u rikuperuar në kohë.

Gjatë një konference për shtyp, një ditë para miqësores ndaj Panamasë, Ançeloti dha një mesazh të qartë: “Për ta bërë të qartë, Nejmar do të jetë me ne. Besojmë se ai mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë kundër Maroku dhe, nëse jo, atëherë për të dytën ndaj Haiti”. Ish-trajneri i Real Madrid theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë dyshim për praninë e lojtarëve të përzgjedhur në Botëror. “Nuk kemi asnjë dyshim se këta 26 futbollistë do të jenë pjesë e Kupës së Botës”, deklaroi ai.

Dëmtimi që shqetësoi Brazilin

Ditët e para të grumbullimit të Brazilit janë dominuar nga shqetësimet për gjendjen fi zike të Nejmarit. Ançeloti e përfshiu sulmuesin në listën përfundimtare vetëm në momentet e fundit, pas presionit të madh nga tifozët, media dhe vetë grupi i lojtarëve. Megjithatë, ylli brazilian iu bashkua kombëtares me një problem fi zik. Klubi i tij, Santos, e kishte minimizuar situatën duke e cilësuar si një “edemë”, por ekzaminimet e stafi t mjekësor të kombëtares zbuluan një dëmtim muskulor të shkallës së dytë në pulpën e këmbës së djathtë. Periudha e rikuperimit vlerësohet mes dy dhe tre javësh. Ançeloti shpjegoi se federata braziliane kishte marrë një raport nga Santos ku përmendej vetëm një ënjtje e lehtë, ndaj klubi vazhdoi trajtimin e lojtarit deri më 27 maj, kur stafi i kombëtares mori kontrollin e plotë të rehabilitimit.

“Nejmar duhej të grumbullohej”

Pavarësisht dëmtimit, Ançeloti mbrojti vendimin e tij për ta përfshirë në skuadër. “Lojtari u grumbullua sepse duhej të grumbullohej. Besojmë se Nejmar do të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai po punon shumë dhe vazhdon të mbetet pozitiv”. Trajneri italian këmbënguli se sulmuesi ka pasur fat të keq me këtë problem fi zik, por po bën gjithçka për t’u kthyer sa më shpejt në fushë. “Ai pati fatin e keq të pësonte këtë dëmtim të vogël, por Nejmar po punon në mënyrë të jashtëzakonshme individualisht për t’u rikthyer sa më shpejt”.

Ançeloti e ka kuptuar rolin e tij

Tekniku i kombëtares braziliane zbuloi gjithashtu se ka zhvilluar biseda të veçanta me Nejmarin lidhur me rikuperimin dhe përgjegjësitë që do të ketë në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. “Nejmar e ka kuptuar plotësisht rolin që duhet të luajë në këtë Botëror. Ai po bën një punë fantastike çdo ditë dhe po e shtyn veten deri në limit për të qenë gati”. Këto deklarata pritet të qetësojnë tifozët brazilianë, të cilët e shohin Nejmarin si një nga armët kryesore të Seleçaos në përpjekjen për të fituar titullin e gjashtë kampion bote.