TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çabi Alonso është në fije të perit te Real Madrid. Pas tre barazimeve radhazi, Barcelona është vendosur në krye të renditjes me 1 pikë më tepër. Kjo situatë ka shtuar pakënaqësitë te madrilenët.
Dje Reali barazoi 1 me 1 ndaj Zhironës në transfertë. Një episod u bë viral pas ndeshjes ku reagimi i Vinicius ndaj Alonsos tregonte zhgënjim.
Trajneri i Realit e ndaloi sulmuesin brazilian, që të ekzekutonte menjëherë një goditje këndore. Kështu urdhëroi bashkë me asistentin e tij që Trent ta merrte përsipër, ndërsa asgjë nuk erdhi nga këndorja.
Te lojtarët e Realit janë shprehur pakënaqësi, duke treguar se nga Alonso nuk janë të lirë të shprehen. Për këtë nuk do të ishte çudi, nëse do të vinte largimi i tij nga kampi madrilen.