TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Al Sharjah duhet të bëjë mrekullinë sot ndaj Al Ain. Ndeshja e dytë e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Emirateve të Bashkuara Arabe, pa Rei Manajn që shënonte në minutën e 30-të.
Sulmuesi i Kombëtares e shfrytëzoi si duhet krosimin në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Ekipit të Manajt dhe Feta Fetait i duhet një mrekulli.
Goli i Manajt ngushtoi shifrat, pasi Al Ain po fitonte 2 me 0. Duke qenë se këto të fundit kanë fituar 3 me 1 në transfertë, sot do të ishte befasi që ekipi i Manajt të befasonte.
Aktualisht duhen 3 gola të tjerë nga Al Sharjah, që sfida të shkojë në shtesë. Nëse Manaj e ka nisur nga minuta e parë, Fetai ndodhet në stol dhe pret mundësinë e tij.