SPORT, 14 Dhjetor 2024, 14:24

Alen Sherri kërkon të ndalë Atalantën, Gasperini befason me Gjimshitin dhe titullarë të tjerë. Publikohen formacionet zyrtare

Alen Sherri kërkon të ndalë Atalantën, Gasperini befason me

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kaljarit dhe Atalantës. Sherri vazhdon të jetë titullar në Seria A, vend i fituar prej javësh nga gardiani i Kombëtares.

Trajneri Gasperini te Atalanta ka befasuar me zgjedhjet e tij. Kjo pasi Berat Gjimshiti nuk është preferuar nga minuta e parë, po ashtu as Lukman. Një pushim ky që megjithatë mund të vijë pas ndeshjes në Ligën e Kampioneve me Realin.

Kjo transfertë për Atalantën është e rëndësishme, pasi kërkojnë të mbajnë ritmin për kreun. Gjithçka mes dy skuadrave nis në orën 15:00.