SPORT, 14 Dhjetor 2024, 10:35

Vuçiç analizon shortin: Ndeshja në Tiranë do të jetë problem. Shqipëria ka ekip të fortë

Vuçiç analizon shortin: Ndeshja në Tiranë do të

10 vite më pas, pas Shqipëria “peshkon” sërish Serbinë në short, por situata ka ndryshuar totalisht shumë, i këtij mendimi është edhe Aleksandër Vuçiç, i cili në një intervistë për mediat në Serbi mendon se këtë herë gjërat do të shkojnë mirë.

Vuçiç beson se në fund Serbia do të dalë fituese pasi në sytë e tij kanë një skuadër më të fortë:

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Ata kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë.

Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë në Tiranë do të jetë problem”, u shpreh Vucic.