TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidencës, ka patur replika të ashpra në distancë.
Sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi, i Elisa Spiropalit, që e mbron liderin në çdo debat. E kundondodhura Spiropali, ka sulmuar Presidentin e Republikës, me fjalor banal, duke e quajtur "matrapaz".
Nuk është hera e parë, që Elisa Spiropali përdor fjalor banal për të sulmuar kundërshtarët politik. Në të shkuarën ajo ka përdorur shprehje të ulëta si "laro", "zvarranik", "balo", etj, për të etiketuar ata që kritikojnë "Skënderbeun" e dytë, pra Edi Ramën.
"Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë. Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t'i bëhet hi, por hiri kurrë më parti", shkruan Spiropali.