AKTUALITET, 25 Tetor 2020, 14:19

Lufta Azerbajxhan-Armeni shkakton 974 viktima

Lufta Azerbajxhan-Armeni shkakton 974 viktima


Ka shkuar në 974 numri i përgjithshëm i viktimave në rajonin e Nagorni-Karabah në Azerbajxhan, që nga nisja e luftimeve me forcat armene që shpërthyen në 27 Shtator.

Ministria e mbrojtjes në Nagorni-Karabah këtë të dielë përmes një deklarate bën me dije se të paktën njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit.

Luftimet për territorin e diskutueshëm janë rritur në nivelin më të keq që nga vitet 1990, kur u vranë rreth 30,000 njerëz.