TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku një taksist ka grabitur dhe plagosur me armë zjarri dy shtetas të huaj.
Dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie i ka grabitur dhe plagosur me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se dy shtetasit e huaj janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy pasagjerët. Të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.