AKTUALITET, 20 Qershor 2018, 15:45

Spikerja nuk i mban dot lotët gjatë emisionit live, ja arsyeja prekëse (VIDEO)

Spikerja e “MSNBC”, Rachel Maddow ka shpërthyer në lot ndërkohë që raportonte lajmin e trishtë se administrata e Presidentit Donald Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës teksa gazetarja po lexonte raportin nga “Associated Press”. Në ato momente emocionet e mundën përpara kamerave. Ndërkohë imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objektet e strehimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nxitur zemërim kudo në botë.
Justin Baragona @justinbaragona

Rachel Maddow chokes up and cries on air as she struggles to deliver news that migrant babies and toddlers have been sent to "tender age" shelters