TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr në një tren të shpejtësisë së lartë AVE ka shkaktuar alarm në provincën e Zaragozës, në Spanjë, mesditën e kësaj të hëne. Si pasojë e incidentit, 380 pasagjerë u evakuuan nga treni në përputhje me protokollet e sigurisë.
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 16:05, kur treni, i nisur nga stacioni Atocha në Madrid me destinacion Figueres, u ndal në zonën e Ricla-s, në Zaragoza. Flakët u konstatuan në kabinën e pasme të trenit, duke bërë të nevojshme evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve.
Pas incidentit, trafiku hekurudhor në linjën Madrid-Barcelona u pezullua, ndërsa nisjet e planifikuara u anuluan.
Për pasagjerët e prekur nga ndërprerja e shërbimit janë vënë në dispozicion mundësi për ndryshimin e biletave ose rimbursimin e tyre. Ndërkohë, ende nuk dihet se sa do të zgjasë pezullimi i trafikut hekurudhor në këtë linjë.
#ÚLTIMAHORA‼️ La circulación de los trenes de alta velocidad está cortada a la altura de Ricla desde poco después de las tras el incendio en la máquina de cola de un convoy del AVE con destino a Figueras. 🚄 Los 380 pasajeros han sido evacuados y los bomberos han acudido a la zona para apagar el fuego. Una persona con movilidad reducida y un mujer han precisado asistencia sanitaria a causa de mareos. AMPLIAREMOS INFORMACIÓN
— Aragón Noticias (@AragonNoticias_) October 12, 2026
#ACTUALIZACIÓN ‼️Finalmente son 283 las personas evacuadas del tren AVE incendiado en Ricla. El suceso no ha causado heridos pero dos personas han sido atendidas por mareos. 🚄El servicio de alta velocidad entre Barcelona y Madrid permanece cortado. https://t.co/f2wwMpquty https://t.co/t4pPhE2epd
— Aragón Noticias (@AragonNoticias_) October 12, 2026