TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë që ka kërkuar pushimin e çështjes për Valdrin Pjetrin.
Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja paraprake Oltiona Goxha.
Ish-kreu i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave ose i formularëve” .
Pjetri u zgjodh kryetar bashkie nga zgjedhjet lokale të 2019 në Shkodër, por dha dorëheqjen pasi PD-ja i nxori vendimin se kishte pasur një të shkuar kriminale dhe një dënim për trafik droge në Itali.
Për akuzën e falsifikimit, pasi e fshehu në formularin e dekriminalizimit të shkuarën, ai u mor i pandehur.