AKTUALITET, 11 Qershor 2018, 15:35

“U kërkoj falje, të vendos drejtësia”, ja çfarë vendimi mori gjykata për Çlirim Shahollin që vrau gruan në Durrës

Ka përfunduar seanca në gjykatën e Durrësit kundër Çlirim Shahollit, i cili akuzohet se ka vrarë gruan e tij. Ardiana Shaholli, nënën e gjashtë fëmijëve.

Gjykata duke vlerësaur provat ka vendosur që Shaholli deri në përfundim të hetimeve të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Çlirimi, më herët ka thënë se nuk ka pasur qëllim për të vrarë bashkëshorten e tij.

clirim caholli

“Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve të mi për këtë gabim fatal që unë bëra. Nuk di çfarë te them, të vendos drejtësia. Më vjen shume keq që lash fëmijët jetim mes katër rrugëve”, ka qenë kjo deklarata e Çlirim Shahollit para trupit gjykues.

Shaholli nuk është shoqëruar nga asnjë familjar sot në sallën e gjyqit, fakt që tregon se pas kësaj ngjarje të rëndë ai mund të jetë braktisur nga familjarët.