AKTUALITET, 12 Prill 2021, 21:23

"Skemë e sigurimit të shtetit", Artur Zheji: Përdorimi i të dhënave personale të shqiptarëve tregon frikën e PS-së!

"Skemë e sigurimit të shtetit", Artur Zheji: Përdorimi


"Skemë të sigurimit të shtetit", e ka quajtur Artur Zheji, përdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve nga Partia Socialiste.

Duke folur në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, Zheji deklaroi se përdorimi i këtyre skemave, duke përdorur të dhëna të qytetarëve që i posedon shteti, tregojnë frikën e Partisë Socialiste.

"Kjo është një skemë e sigurimit të shtetit. Momenti i militarizimit të PS. Është moment frike. Partia në këtë çast ka shumë frikë, ka thyer kodet e sigurisë së e-albania. 200 veta që kanë akses tek një gjë që nuk duhet të kenë, nuk mbahet sekreti, do të dalë.

Më dhanë një informacion, që prova gjenerale e kësaj skeme u eksperimentua me rastin e protestave të studentëve. U fut në një drenazhim analitik të personave. U fotografuan, skeduan, u kërkua me rrënjë nga vinin, u shkuan shtëpi më shtëpi. Kjo ka qenë mënyra më e padukshme e shuarjes së protestës.

Mendoj se nëse ka frymë dhe do të ketë frymë, kjo kursen bjerrjen e votës, por nuk krijon votë të vërtetë", deklaroi Zheji.

/TPZ.al/

LEXO EDHE: