AKTUALITET, 12 Prill 2021, 19:35

Xhixho denoncon situatën në Shkozë: 25 prilli është pikërisht dita e ndryshimit

Xhixho denoncon situatën në Shkozë: 25 prilli është
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila njëherësh është dhe kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, deklaron se se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatë fushatës elektorale. Teksa publikon dhe pamjet nga rrugët e Shkozës, Xhixho shprehet se kjo është e turpshme dhe dëshmi e qartë është përsëri sot Shkoza, ku qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale,ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës. “Se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatē fushatës elektorale. E turpshme. Dëshmi e qartë është përsëri sot Shkoza, ku qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale,ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës. Qytetarët, pa infrastrukturë, në varfëri, pa mundësi ekonomike e të braktisur nuk mund të mashtrohen më. Ka ardhur momenti që t’u rikthehet shpresa e munguar dhe 25 prilli është pikërisht dita e ndryshimit”, shprehet në komentin e saj përmes rrjeteve sociale, Erisa Xhixho.

Se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatē fushatës elektorale. E...

Posted by Erisa Xhixho on Monday, April 12, 2021