TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar raportin e Europol për kërcënimin nga krimi i organizuar në BE dhe Europë.
Meta thotë se drejtuesja e Europolit, Catherine de Bolle bën përgjegjëse qeverinë e Shqipërisë që Presidenti e quan ‘’Rilindjen’’.
Ai thekson se droga e trafiqet po ja nxijnë faqen e po e rrënojnë Shqipërinë, prandaj 25 prilli është referendum popullor që ato t’i përkasin të shkuarës.
STATUSI NGA ILIR META
Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë.
Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”.
Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës
