AKTUALITET, 13 Qershor 2018, 15:01

SKANDALI NË TIRANË/ Të rinjtë vandalë shkatërrojnë biçikletën Mobike (video)

SKANDALI NË TIRANË/ Të rinjtë vandalë

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një të riu, i cili përplas pas murit një biçikletë Mobike. Gjatë këtij veprimi vandal miqtë e këtij të riu qeshin dhe argëtohen. Ky akt vandaliteti ndaj kësaj biçiklete është i pakuptueshëm dhe ka irrituar shumë qytetarë.

Kujtojmë se biçikletat Mobike u prezantuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si një projekt për të nxitur pedalimin në kryeqytet. Biçikletat funksionojnë me anë të një aplikacioni dhe janë të kushtueshme.

VIDEO:

[video width="576" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/I-riu-shkaterron-bicikleten.mp4"][/video]

/TPZ.AL/