TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria prej ditës së djeshme është zhvendosur në Durrës në një mbledhje dyditore. Në konferencën e sotme, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat.
Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.
Rama foli edhe për plehrat e qytetit të Durrësit që do të trajtohen në landfillin e Tiranës, ndërsa qeset plastike sipas tij duhet që të zhduken.
“Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës. Ka qenë e tillë historikisht, por shumë larg vendeve të banuara, por sot Durrësi është zgjeruar. Aty është një skenë apokalipsi. Deri në vjeshtën e vitin të ardhshëm do të mbyllet për t’u kthyer në një park. Mbetjet e Durrësit do të trajtohen në impiantin e Tiranës. Ka edhe një element tjetër për qeset plastike, që duhet të zhduken nga qarkullimi.” – tha Rama.