TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FIFA ka mbajtur një minutë heshtje për Fadil Vokrrin, në kongrsin që po zhvillohet në Moskë. Kongresi ka nisur me një minutë heshtje për kryetarët e federatave që kanë vdekur, që prej kongresit të fundit të FIFA-s. Në ekranin e FIFA-s është shfaqur edhe fotografia e Vokrrit (shih videon më poshtë)
“Do të donim të kujtojmë ata që ishin me ne vitin e kaluar dhe fatkeqësisht na kanë lënë. Ngushëllime për familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të doja që të mbanim një minutë heshtje në nderim të tyre”, ka thënë Gianni Infantino, kryetar i FIFA-s.
Në këtë kongres do të merrte pjesë edhe ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri por ai ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një ataku në zemër.
VIDEO:
/TPZ.AL/