TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Artistja si është nënshtruar dy testeve të njëpasnjëshme.
Në të parin ajo doli negative, por Radi iu nënshtruar sërish testit pasi kishte pasur kontakt me kolegen e saj, gazetaren Fiori Dardha e cila ka zbuluar më parë infektimin me koronavirus.
Ajo shton se është karantinuar dhe po merr mjekimin në shtëpi duke u konsultuar me mjekun e familjes dhe zotëron një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes. Për momentin jam në gjendje të qëndrueshme shpresojmë të shkoj gjithçka mire!” shkruan Radi në postimin e saj.