TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.
Krahas moderimit, Arbana është kthyer në kuzhinieren e preferuar të amvisave shqiptare, e cila shpeshherë ndan me ndjekësit receta të ndryshme.
Duke qenë se videot me receta të ndryshe janë bërë karakteristike të moderatores, partneri i saj Eduarti ka publikuar disa video teksa shihet duke e imituar atë. Ai shfaqet në kuzhinë ndërsa thotë:
“Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet.
Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm.”, shprehet Eduarti.
Ndërkohë, Arbana teksa qesh me Eduartin dëgjihet duke thënë: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.”.
Kujtojmë që dyshja u bënë prindër të një djali pak javë më parë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell.