AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 14:30

"S’ka mbetur gjë tjetër," Haradinaj: Nesër do të votohet qeveria e re e Kosovës

"S’ka mbetur gjë tjetër," Haradinaj: Nesër do


Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se nesër mund të votohet qeveria e re e Kosovës.

Haradinaj thotë se asgjë tjetër s’ka mbetur veçse Gjykata Kushtetuese të publikojë aktgjykimin e plotë, dhe është pikërisht momenti që ajo ta publikojë.

POSTIMI:

Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale.

Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpresë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm.