TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se situata e shqiptarëve të mbetur në pikat kufitare është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Në një postim në rrjetet sociale, Basha i kërkon qeverisë të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të tyre, ndërsa shton se asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdhe.
“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.
Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan kreu i PD-së.
