AKTUALITET, 2 Korrik 2021, 11:12

Si nëpër filma, Policia i rrethoi pallatin, Festim Lelaj për të shpëtuar u hodh nga kati i dytë, pësoi dëmtime dhe u arrestua

Si nëpër filma, Policia i rrethoi pallatin, Festim Lelaj për


Festim Lelaj ka tentuar të dhurojë një skenë si nëpër filma teksa ishte në shënjestër nga Policia për t’u arrestuar si pjesë e operacionit ndërkombëtar ”Shpirti”.

Policia i rrethoi pallatin ku banonte në Vlorë, por ai është hedhur nga kati i dytë për të shpëtuar,  nga Policia Kriminale.

Në fund ai pësoi dëmtime dhe u arrestua. Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit ka qenë që në 2017 i skeduar për trafikun e 2.5 ton drogë nga Durrësi në Ankona.