AKTUALITET, 27 July 2026, 14:39

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e

Gjykata e Posaçme shtyn për në shtator procesin gjyqësor ndaj të bashkëpandehurve të Ilir Metës e Monika Kryemadhit.

Seanca e radhës ndaj Ema Çokut, Fatime Kryemadhit e Pirro Xhixhos u caktua për më 14 shtator.

Shkak i dështimit të seancës së sotme u bë mungesa e avokatëve të të pandehurës Ema Çoku.
Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes.