TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se zyrtari kryesor shëndetësor i vendit Anthony Fauci nuk do të dëshmojë javën tjetër përpara një komisioni të Kongresit, i planifikuar për të shqyrtuar përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit.
Në një reagim zyrtar, Shtëpia e Bardhë tha se, është “kundërproduktive” që, individët e përfshirë në punën për t’iu përgjigjur pandemisë të dëshmojnë në Kongres.
“Jemi të angazhuar të punojmë me Kongresin për të ofruar dëshminë në kohën e duhur”, shtoi zëdhënësi. Megjithatë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se javën e ardhshme doktor Fauci do të dalë në një seancë dëgjimore për të dëshmuar në Senat.
Dëshmia e Dr. Faucit ishte planifikuar më datë 6 maj. Ajo u kërkua nga një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve për caktimin e fondeve që merret me programet shëndetësore dhe ishte planifikuar për më 6 maj.
Dr. Fauci është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.