AKTUALITET, 2 Maj 2020, 21:53

Katër viktima dhe 157 raste të reja me koronavirus në 24 orë në Serbi

Katër viktima dhe 157 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Serbia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi ku deri më tani kanë humbur jetën 189 persona. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtetkanë humbur jetën katër persona dhe janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirusin e ri COVID-19.

Autoritete shëndetsore bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 157 raste të reja duke e çuar në 9326 numrin e rasteve me koronavirus, ndër të cilët 1426 janë shëruar.

Ndërkohë aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë.