TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, i cili prej vitesh jeton në Turqi, së shpejti do të shfaqet në një serial.
Ndryshe nga herët e tjera, ai ka rolin kryesor dhe këtë e ka treguar në rrjetet sociale se do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të serialit turk “Ogrenci Evi” (Shtëpia e studentëve).
Bashkë me Baran Bölükba, Zülal Sude Güler and Samet Kaan Kuyucu, Bertani do të ketë rol kryesor në serial.
Ky projekt do të transmetohet në platformën dixhitale të Turqisë, Exxen, dhe transmetimi pritet të nisë në datë 1 janar.
Kujtojmë që kohë më parë, ai ka pasur një rol të vogël edhe në filmin “Pis Yedili”, në xhirimet e të cilit u njoh edhe me të fejuarën e tij, Hazal Senel.