LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2020, 13:06

“Çfarë i ke bërë Luanës”, moderatorja habit me ndryshimin e radhës në look

“Çfarë i ke bërë Luanës”, moderatorja

Një ditë më parë, Luana Vjollca iu drejtua ndjekësve të saj me një pyetje nëse i kishte marrë malli për ta parë atë brune. Si duket moderatorja nuk ka pritur shumë gjatë dhe ka vendosur të ndryshojë look duke i kthyer flokët në ngjyrë çokollatë. Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës?” Komplimentet nga fansat kanë qenë të shumta, por ka patur dhe nga ata që i kanë kërkuar të kthehet sërish bjonde.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Okej po Luaneshën bjonde sërish nuk e ndërroj.”, “Më bukur bjonde“, janë disa nga komentet e ndjekësve. Kujtojmë që projekti më i fundit mban titullin “Locos”, një bashkëpunim me artistin latin Jay Santos, ndërkohë që ka paralajmëruar se po punon për të sjellë një tjetër hit.