LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2020, 12:58

Shpallen finalistët e natës së parë të Festivalit të ’59, nga Anxhela Peristeri tek Kastro Zizo, emrat e 18 këngëtarëve

Shpallen finalistët e natës së parë të Festivalit

Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Sonte, mbrëmja më shumë se sa një garë muzikore, do të jetë e fokusuar tek spektakli, sepse të gjitha këngët, do të prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik, pavarësisht vendimit që ka marrë juria për 18 finalistët e nesërm.

Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:

Orgesa Zaimi

Festina Mejzini

Devis Xherahu

Inis Neziri

Florent Boshnjaku

Sardi Strugaj

Gjergj Kaçinari

Rosela Gjylbegu

Kastro Zizo

Wendi Mancaku

Evi Reçi

Xhesika Polo

Anxhela Peristeri

Era Rusi

Gigliola Haveriku

Viktor Tahiraj

Kamela Islamaj

Mirud

Nata e dytë e Fest ‘59, mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetet sociale dhe kanalin e youtube të RTSH, ose nëpërmjet aplikacionit RTSH TANI.