AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 10:37

Rëndohet bilanci, një vajzë nxirret e pajetë nga hoteli i shembur

Rëndohet bilanci, një vajzë nxirret e pajetë nga hoteli i


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ka tronditur Shqipërinë rreth orës 3:54 minuta të mëngjesit të sotëm dhe një tjetër me magnitudë 5,5 pak pas orës 7:00 të mëngjesit.

8 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci paraprak i kësaj tragjedia që ka goditur vendin. Tërmeti i kësaj të marte, ashtu si ai i shtatorit, epiqendrën e ka në Durrës.

Trupi i pajetë i një vajze është nxjerrë nga rrënojat e hotelit të shembur nga tërmeti në Durrës. Mësohet se vajza është nga Elbasani dhe ndodhej në Durrës atje ku punonte.