TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qyteti kinez Nangong ka përfunduar me ndërtimin e një njësie të madhe të spitalit me 1500 dhoma, dhe atë për vetëm pesë ditë që do të shërbejë për shërimin e pacientëve me coronavirus, pasi së fundmi është regjistruar një valë e re e infeksionit në këtë qytet.
Pritet që edhe 5000 dhoma tjera të ndërtohen, ndërsa qendra e madhe e izolimit është ndërtuar në vendin e një fabrike që gjendet në periferi të qytetit, transmeton Telegrafi.
Çdo dhomë i ka nga 18 metra katrorë dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, ujë të pijshëm, tualet dhe qasje në internet.
Montimi i këtij objekti ka filluar më 10 janar, kur edhe u raportua për një valë të re të coronavirusit në këtë qytet.
Menjëherë ishte urdhëruar ndërtimi i gjashtë njësive për trajtimin e pacientëve që janë prekur nga infeksioni i COVID-19.