TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasja me armë zjarri mes shqiptarëve në Agios Sostis, tronditi publikin në Greqi. Edmond Llangozi, 53 vjeç, ndërroi jetë pasi mbrojti me trup dy djemtë e tij nga “Soni i Lezhës”, i cili i qëlloi pa mëshirë për 600 euro që i kishin marrë borxh.
Përveç të atit që ndërroi jetë në vend, dy djemtë e tij mbetën të plagosur në kokë, ndërsa kamarieria e lokalit mori një plumb në vithe.
Sipas mediave greke, plumbi 18-vjeçaren nuk goditi në një organ jetësor, megjithatë, dëmi që i ka bërë është tronditës. Burime nga mjekët grekë, bëjnë me dije se 18-vjeçarja do të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës së saj me plumbin në këmbë.
Kjo pasi plumbi që ka marrë në vithen e majtë, nuk u jep hapësirë mjekëve për ta nxjerrë nga trupi. Nëse këmbëngulin për ta hequr plumbin mund të shkaktojnë dëme të mëdha.
Ndërkohë Policia e Atikës, po përpiqet të gjejë autorin 54-vjeçar që ekzekutoi me gjakftohtësi babanë dhe plagosi dy djemtë dhe punonjësen e re.