AKTUALITET, 16 Janar 2021, 17:31

Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 14 viktima dhe 361 raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 14 viktima dhe 361 raste

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 viktima dhe 361 raste të reja nga COVID-19. Shifrat e sotme tregojnë për një rritje të fataliteteve, por rënie të rasteve.

Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka qenë shumë i lartë, 2 mijë e 116 pacientë fituan betejën me COVID-19 së fundmi. Ndërkaq në total Maqedonia e Veriut numëron 88 mijë e 756 raste, mbi 71 mijë të rikuperuar dhe 2 mijë e 696 pacientë që kanë fituar aktualisht betejën me COVID-19.