AKTUALITET, 11 Maj 2021, 13:42

Shpërthim gazi në galeri, nxirren nga miniera e Martaneshit gjashtë minatorë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Shpërthim gazi në galeri, nxirren nga miniera e Martaneshit

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë mesditë në minierën e Martaneshit.

Ka pasur rrjedhje të gazit në galerinë 40, ku për pasojë janë bllokuar disa minatorë.

Nga të dhënat e para nga grupet e avari-shpëtimit, mësohet se 6 minatorë janë nxjerrë nga galeria, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas do të niset me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka minatorë të tjerë të bllokuar brenda.