AKTUALITET, 11 Maj 2021, 13:13

Shembet galeria në minierën e Martaneshit, dyshohet për disa minatorë të bllokuar

Shembet galeria në minierën e Martaneshit, dyshohet për disa

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Martaneshit.

Është shembur një galeri, ku dyshohet se ka bllokuar brenda me dhjetëra minatorë.

Katër autoambulanca dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.

Miniera e kromit ndodhet në fshatin Thekën të Martaneshit, ndërsa priten detaje të reja në vijim.