AKTUALITET, 11 Maj 2021, 12:51

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj, dënohet me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, 23 vite burg për bashkëpunëtorin

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj, dënohet me burgim të

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepajn, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor të 2018, në zonën e Laprakës. Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim, i cili akuzohet se ka ndihmuar autorin.

Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është i arrestuar. Kujtojmë se Përpepaj qëlloi me dy plumba në kokë Griselda Gjikolajn, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

NGJARJA

Natën e ngjarjes, më 26 dhjetor të 2018-ës Griselda kishte dalë më të fejuarin, mikun e tij Erion Benga dhe një shoqe të saj në një nga lokalet e zonës.

Rreth orës 18.05 minuta, ata kanë lanë lokalin dhe u drejtuan për tek makina tip Mercedez Benz model E-class, në pronësi të Erion Bengos.

Në dosjen e prokurorisë sqarohej e në timon ishte ulur Benga, pasagjer në vendin e parë ishte, Samiri, ndërsa dy vajzat ishin në sediljen e pasme. Menjëherë sapo makina nisi lëvizjen, sipas dëshmisë së 26-vjeçarit Benga, dy persona i prenë rrugën dhe nisën të godasin automjetin.

Ai ka tentuar të largohet duke shtuar shpejtësinë. Brenda pak sekondash, Përpepaj ka dalë në anën e majtë të makinës dhe ka qëlluar me dy plumba në kokë 17-vjeçaren.

Plumbat kanë kapur edhe Erion Bengajn. Referuar dëshmive, rezulton se Ronald Muzhaqi, ka vijuar të godasë automjetin, nga ana ku ishte ulur Samiri, i fejuari i viktimës.

Për fat të mirë, ai dhe mikesha e ngushtë e vajzës, nuk u prekën nga plumbat. 26-vjeçari Benga ndonëse i plagosur, udhëtoi me automjetin e tij drejt spitalit të Traumës. Por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë.