AKTUALITET, 3 Maj 2021, 09:29

Shpërthen një pus nafte në Ballsh, lëndohet një punëtor, niset me urgjencë në spital

Shpërthen një pus nafte në Ballsh, lëndohet një

Një stacion pompimi nafte në “Qafë të Kashit” në Mallakastër mësohet se ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtorë, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës.

Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.