AKTUALITET, 2 Maj 2021, 22:20

Maqedonia e Veriut regjistron 45 viktima dhe 105 raste të reja nga COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistron 45 viktima dhe 105 raste të reja nga COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 45 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Shifrat e viktimave ngelen të larta, ndërkohë që janë 105 raste të reja në po kaq orë.

Në total në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht e kanë kaluar COVID-19 152 mijë e 685 persona, nga të cilët 4 mijë e 936 humbën jetën, kurse 133 mijë e 473 e kanë fituar.

Ndërkohë ende raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 14 mijë e 276 persona.