AKTUALITET, 3 Maj 2021, 09:14

“Dita ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”, Yuri Kim: SHBA riafirmon mbështetjen për gazetarët

“Dita ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”, Yuri

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e SHBA në garantimin e lirisë së shtypit të lirë.

Kim thekson se demokracia është një proces i cili kërkon liri të shprehjes por edhe qasje në informacione faktike që sigurohen nga mediat e pavarura.

Ja çfarë shkruan Yuri Kim:

“Në ditën ndërkombëtare të lirisë së Shtypit, SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, përfshirë.

Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura”.