TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Cangonj të Devollit vetëm pak minuta më parë. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit nga ana e një bombule që ndodhej në banesë.
Në vendgjarje ka mbërritur me urgjencë një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas punonjësve të ekipit zjarrfikës, në banesë nuk ka patur persona në momentin e rrjedhjes se gazit, ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.
Në banesë mësohet se jetonte vetëm një i moshuar, por burime bëjnë me dije se ai nuk është dëmtuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.